Haziri – Kurtit: Kërko falje dhe tregoj popullit kur largohen sanksionet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet ’i tregojë qytetarëve se kur do të hiqen sanksionet.
Haziri në “Facebook” ka shkruar se kryeministri nuk ka merita për liberalizimin e vizave dhe se ai duhet të kërkojë falje për bllokimin 7-vjeçar.
Ai përmendi edhe 50 qytetarët që fituan bileta falas “Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së”.
“Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet. Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së”, shkroi ai.
Ndryshe me 1 janar kanë udhëtuar një grupi i parë i qytetarëve në Vjenë pa viza, të njëjtit janë fituesit e kuizit të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave.
The post Haziri – Kurtit: Kërko falje dhe tregoj popullit kur largohen sanksionet appeared first on Insajderi.