Hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë, ndërron jetë e moshuara në Sarandë
Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë. Si pasojë, 82-vjeçarja nga Saranda ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë po vijon puna për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al