Histori e çuditshme, finlandezi Niskanen mundi tumorin në tru!
Pas emrit të Ilmari Niskanen fshihet edhe një fabul e jashtëzakonshme, kur në moshën 18-vjeçare, pak përpara kryerjes së shërbimit ushtarak, ai pësoi një krizë.
Skaneri më pas zbuloi se ai kishte një tumor në tru. Por, Niskanen ruajti gjakftohtësinë dhe zbatoi rigorozisht të gjithë procesin e rikuperimit. Lojtari i kombëtares së Finlandez, i cili ka luajtur 20 ndeshje, konfirmoi storjen për “The Times”.
“Sigurisht, ishte një tronditje e madhe, por unë isha ende i qetë. Ishte e vështirë, veçanërisht për familjen dhe miqtë e mi, por për disa arsye në fakt isha pa stres. Gjatë gjithë procesit, unë i besova mjekut. Ndihesha sikur mezi prisja me padurim operacionin, për të hequr qafe tumorin. Më kujtohet edhe një natë para operacionit, po ndihesha shumë mirë dhe isha i lumtur që mund ta kaloja atë tani dhe të hiqja tumorin dhe të jetoja normalisht. Kujdesi shëndetësor është aq i mirë sa kam qenë në gjendje të jem aq i qetë shumicën e kohës gjatë gjithë procesit,” tha mes tjerash Niskanen.
Ai e fitoi luftën dhe u nis në huazim tek Ingolshtadi në Gjermani. Por pasi humbi vendin e tij të titullarit, ai humbi mundësinë për të përfaqësuar vendin e tij në “Euro 2020”.
Ai më pas u drejtua në brigjet britanike, fillimisht me Dandi Junajted për 2 vite përpara se të përfundonte tek Ekseteri, gjatë vitit të kaluar.