HISTORIKE NË SHBA: Pas Zohran Mamdanit, Abdul El-Sayed bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan – “Inshallahun mund ta kthejmë në Alhamdulillah”, deklaroi në fjalimin e fitores!
Një tjetër moment historik për përfaqësimin e myslimanëve në politikën amerikane. Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers dhe duke u bërë myslimani i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që zgjidhet senator.
Fitorja e tij vjen pas asaj të Zohran Mamdanit në New York, i cili shkroi histori duke u bërë kryetari i parë mysliman i këtij qyteti. Tashmë, një tjetër politikan mysliman arrin një nga pozitat më të rëndësishme në institucionet politike amerikane.
Në fjalimin e tij para mbështetësve, El-Sayed u shpreh krenar dhe i nderuar që do të përfaqësojë shtetin e Michiganit në Senatin amerikan.
Një nga momentet më emocionuese të fjalimit ishte kur ai iu referua besimit të tij dhe pritjes së rezultatit të zgjedhjeve.
“Deri tani, ndoshta keni vënë re se gjithmonë them Inshallah, ose ‘nëse Zoti dëshiron’, sa herë që flisja për rezultatin e kësaj gare. Por sonte, ne mund ta kthejmë atë Inshallah në Alhamdulillah”, deklaroi ai, duke shkaktuar emocione dhe duartrokitje te të pranishmit.
El-Sayed, 42 vjeç, është djali i emigrantëve egjiptianë dhe ish-zyrtar i shëndetit publik në Michigan. Gjatë fushatës, ai u fokusua te shëndetësia universale, ulja e kostos së jetesës dhe luftimi i ndikimit të korporatave në politikë.
Fitorja e tij ka rëndësi jo vetëm për komunitetin mysliman, por edhe për krahun progresist të Partisë Demokratike, i cili shënon një fitore të rëndësishme në një shtet kyç si Michigan.
Nga Zohran Mamdani në New York te Abdul El-Sayed në Michigan, politika amerikane po shënon kapituj të rinj në përfaqësimin e komuniteteve myslimane./Shprehja