Hollger Rune, eliminohet nga tenisti i 122-të në botë
Tenisti nga Norvegjia, Hollger Rune, është tenisti i parë nga “Top 10”-shi i tenistëve më të mirë në botë, i cili përfundoi paraqitjen në turneun “Australian Open”. Më i mirë se tenisti norvegjez u tregua Arturo Kazo nga Franca, aktualisht tenisti i 122-të në botë.
Tenisti francez shënoi fitore pas 3 orë e 23 minuta, duke mbyllur takimin me rezultat 3-1 në sete, ose 7-6, 6-4, 4-6 dhe 6-3 në geme.
Francezi Kazo është 23 vjeçar dhe kualifikimi në raundin e tretë është rezultati më i mirë në turnetë Grand Slam. Në raundin tjetër, Kazo do të përballet me bartësin e 28-të, holandezin Tallon Grikspor.