Riga ia doli: Përfundon me sukses operacioni i vogëlushes kosovare në Turqi
Inciativa për shërimin e Riga Manit në Turqi ka dhënë sinjalet e para pozitive.
Familjarët kanë konfirmuar se ka përfunduar me sukses operimi i saj.
“Riga ia doli. Ajo e ka përfunduar me sukses operacionin ne Turqi! Riga vazhdon ende trajtimin atje dhe urojmë të na kthehet me shëndet të plotë Faleminderit të gjithëve që ndihmuat Rigën”, ka shkruar Xhevdet Mani në Facebook.
Kujtojmë se vogëlushja 10 muajshe, Riga Mani ishte diagnostifikuar me tumor para dy muajsh dhe ishte duke u trajtur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, derisa mjekët kishin rekomanduar familjen e saj që ta dërgojnë për trajtim jashtë vendit dhe kjo ndodhi, sot Riga e kaloi me sukses operacionin e saj.