Hoxha: Me 300 projekte kemi nis kthesën e gjelbër
Me rastin e shënimit të dvvjetorit të punës së Qeverisë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, prezanoti aktivitetet dhe rezultatet. Hoxha theksoi se kanë siguruar mjete dhe kanë filluar realizimin e mbi 300 projekteve infrastrukturore të përmasave të ndryshme, nga sistemet moderne të ujësjellësit dhe kanalizimit, deri te stacionet e pastrimit.
MUHAMED HOXHA, MINISTRI I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Një nga hapat kyç në luftën kundër ndotjes së ajrit është miratimi i Ligjit të ri për kontrollin e emisioneve industriale, me të cilin vendosen standarde më të rrepta dhe përgjegjësi më e madhe për sektorin industrial. Ligji hyn në fuqi në vitin 2027 përkatësishtë në muajin shtator , ndërsa në ndërkohë po punojmë intensivisht si Ministri për krijimin e kushteve për zbatimin e tij me kohë dhe efikas”.
Hoxha deklaroi se po investojnë në zëvendësimin e sistemeve joekologjike të ngrohjes në objektet publike, dhe sipas tij, Ministria ka forcuar transparencën përmes konferencave të rregullta me mediat, publikimit proaktiv të të dhënave me interes publik dhe përgatitjes së Regjistrit Dixhital me të dhëna të qasshme për publikun mbi emitimet industriale.
MUHAMED HOXHA- MINISTRI I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Po punojmë intensivisht edhe në harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane. Si pjesë e Agjendës Reformuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozim ligjin për aksionin klimatik, dhe gjatë akteve të tjera nën ligjore. Në faza të ndryshme të përgatitjes janë edhe ligje të tjera kyçe për mbrojtjen e burimeve natyrore – ligji i ri për Natyrën, ndryshimi dhe procimi i ligjit për Mjedisin Jetësor, Ligji për Kënatën e Belçishtës dhe të Studençishtës”.
Ministri Hoxha njoftoi se me rebalancin e buxhetit janë rritur mjetet për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor, duke përfshirë edhe stacionin e pastrimit të Shkupit.
Zebush Ramadani /SHENJA/