Privohet nga liria një banor i Velesit për shkaktim zjarri në Orizarë të Poshtme
Nëpunës policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Veles në orën 15:20 në fshatin Orizarië e Poshtme, rajoni i Velesit, e privuan nga liria A.O. (61) nga Velesi. Ai dyshohet se rreth orës 14:25, në vendin e quajtur “Svilarë” në territorin e fshatit Orizarë e Poshtme ka ndezur bar të thatë në pemishten e tij dhe ka shkaktuar zjarr që ka përfshirë arën, objektin ndihmës, një shtyllë elektrike dhe inventarin e një shtëpie pushimi, pronë e M.T. (42) nga Velesi.
Gjatë përpjekjes për ta shuar zjarrin, A.O. ka pësuar lëndime.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Velesit, ndërsa këqyrje të vendit të ngjarjes ka bërë ekipi hetimor i Sektorit për Punë të Brendshme Veles.
A.O. është shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.