Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas valës së sulmeve politike të ngritura me statuse në rrjete sociale mbi disa mesazhe të pretenduara, të cilat janë përdorur nga përfaqësues të VLEN-it dhe zyrtarë të tyre në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një narrativë kundër tij, Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani.
Në përgjigjen e tij për Albanian Post, Hoxha e ka bërë të qartë vijën ndarëse mes komunikimeve të pretenduara e të instrumentalizuara politikisht, dhe qëndrimeve zyrtare të shtetit shqiptar.
“Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombetarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, është thelbi i përgjigjes së ministrit Hoxha, duke nënvizuar se politika e jashtme e Shqipërisë ndërtohet dhe artikulohet përmes kanaleve zyrtare, institucionale dhe transparente, jo përmes interpretimeve të fabrikuara për konsum të brendshëm politik.
Ministri Hoxha i cilëson shqiptarët në RMV si faktor shtetformues dhe element kyç për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Ai thekson se respektimi i të drejtave të
tyre, perfshirë përdorimin e gjuhës shipe
dhe përfagesimin institucional, eshtë një
standard themelor demokratik dhe lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të
vendit.
Ministri bën thirrje për unitet të
shiptarëve në RMV për çështjet thelbesore, përtej ndarjeve politike.
“Është një domosdoshmëri jetike që
çështjet themelore, për të ruajtur dhe
forcuar të drejtat, identitetin dhe rolin e tyre në shtet”, deklaron ai.
Reagimi vjen pas akuzave nga ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues i VLEN-it, i cili e akuzoi Hoxhën për gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe pas një komunikate zyrtare të VLEN-it sot ku kërkohej falje publike nga ministri shqiptar dhe ku sulmohej sërisht edhe ambasadori Meidani.
Në qëndrimin e tij, ministri Hoxha jo vetëm që nuk ka relativizuar rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por e ka theksuar atë me qartësi: shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe uniteti i tyre është jetik për pozitën e tyre politike, për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Kjo është përgjigjja më e drejtpërdrejtë ndaj akuzës se Tirana zyrtare apo diplomacia shqiptare do të mund të shihnin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si periferi politike. Përkundrazi, linja e artikuluar nga Hoxha është se shqiptarët atje janë pjesë thelbësore e arkitekturës politike, kushtetuese dhe demokratike të Maqedonisë së Veriut.