AA
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar marrëveshjen e Arben Taravarit me Ali Ahmetin për të garuar edhe me lista të përbashkëta.
“Ajo që e kemi supozuar, sot u përdëftua. Për fat të keq dhe me keqardhje e them se z. Arben Taravari ka mashtruar. Gjatë gjithë kohës thoshte se ka vendim që do të shkojë me lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe se ajo është çështje e mbyllur, madje ky i a.q. vendim i tij “i pakthyeshëm” ishte arsyeja që ai më në fund doli nga VLEN-i.
Por, ashtu siç supozohej, ai sot ka vendosur që të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në, me Ali Ahmetin, me Musa Xhaferin e me Blerim Bexhetin, për të cilët nuk ka lënë gjë pa thënë në publik e në takime interne. Kaq prej konsistencës së tij politike.
Dhe, keqardhja ime nuk është vetëm në përdorimin e termin “mashtrim”, që flet keq dhe flet shumë për profilin e një politikani, por më shumë më dëshpëron derexheja e skenës politike të shqiptarëve në RMV. E gërditshme deri në çfarë shkalle po i shtrydh Ali Ahmeti njerëzit për të shpresuar ndonjë sukses politik.
Sidoqoftë, zgjedhjet po vijnë dhe jam i bindur se secili do ta marrë atë që e ka merituar, siç thotë populli “çfarë të mbjellësh, do të korrësh”, ka shkruar Ibrahimi.
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te