Ibrahimi për krerët e AKI-së: Populli ju dha mesazh, duhet të dorëheqeni dhe të tërhiqen nga politika
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se në zgjedhjet e dielës është deligjitmuar politika e arrogancës, prepotencës, korrupsionit dhe klientelizmit.
Ibrahimi thotë se të dielën janë deligjitmuar edhe krerët e AKI-së me akrobacionet e tyre politike dhe me retorikën urrejtjendjellëse.