Iljazi: HEC Treska, burim strategjik për energji të qëndrueshme
Drejtori i Sistemit Hidroenergjetik HES Treska, i cili përfshin HEC Kozjak dhe HEC Sveta Petka, Astrit Iljazi ka theksuar se sistemi qe menaxhon ai është një burim i fuqishëm energjie për Maqedoninë e Veriut, duke siguruar 8% të fuqisë totale të instaluar të SHA ESM dhe duke prodhuar rreth 216 GWh energji elektrike në vit.
“HEC Kozjak – Kapaciteti i tij arrin 82 MW, me një digë mbresëlënëse 126.1 metra të lartë dhe një akumulim prej 550 milionë m³ ujë. Kontributi i tij në hidro-potencialin e SHA ESM është 14.5%, duke siguruar një prodhim të qëndrueshëm vjetor prej 150 GWh”,tha Iljazi.
“HEC Sveta Petka – Me 36.4 MW kapacitet dhe një digë që akumulon 9.1 milionë m³ ujë, ky hidrocentral është një hallkë e rëndësishme në shfrytëzimin optimal të lumit Treska”, shtoi ai:
“Këto hidrocentrale nuk janë vetëm struktura teknike – ato janë garancia e një të ardhmeje të qëndrueshme për prodhimin e energjisë elektrike dhe mbrojtjen e burimeve tona natyrore. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një sistemi energjetik efikas është prioriteti ynë, dhe së bashku po e bëjmë këtë realitet!”, ka shkruar Iljazi.