AA
Merkatoja verore po bëhet edhe më interesante me emrin Ademola Lookman, i cili pritet të jetë një nga transferimet më të bujshme në Serie A ose La Liga.
Sipas Corriere Dello Sport, Inter po përgatit një ofertë zyrtare për Atalanta-n, në përpjekje për të fituar garën ndaj Atlético Madrid për firmën e sulmuesit nigerian.
Lookman ka shprehur qartë dëshirën për të lënë Atalanta-n këtë verë, ndërsa Interi po planifikon një ofertë rreth 40 milionë euro.
Megjithatë, klubi nga Bergamo nuk ka ndërmend të pranojë menjëherë. Atalanta raportohet se kërkon më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e saj.
Në anën tjetër, Atlético Madrid duhet të shesë një lojtar ofensiv përpara se të lëvizë konkretisht për Lookman. Kjo i jep një avantazh Interit, që tashmë ka nisur bisedimet për kushtet personale me lojtarin, i cili preferon një kalim në Milano.
Në këtë fazë, asgjë nuk është zyrtarizuar apo afër finalizimit, por bisedimet janë të hapura dhe marrëveshja mund të marrë formë në ditët në vijim.
Një polic gjyqsori dhe nje korrier gjykate përfundojnë të arrestuar pasi kanë pranuar mito për një punë që i kanë
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të
“Qentë endacak po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët. Sulmet ndaj kalimtarëve po shkaktojnë frikë dhe pasiguri,