Interi kërkon sulmues të tretë, piketon sulmuesin e Napolit
Interi është në kërkim të një sulmuesi të tretë që të ndihmojë Lautaron dhe Turam. Dhe emri i parë në listë ishte ai i Luis Muriel, i cili ka një kontratë me Atalanta deri në fund të sezonit dhe Interi po tenton ta transferojë me kosto të ulët në merkaton e janarit.
Por “zikaltërit” thuhet se janë të gatshëm të tentojnë edhe një sulmues tjetër nga Serie A. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Xhiovani Simeone, sulmuesi i Napolit, është lodhur nga qëndrimi në stol dhe do të preferonte të ndryshonte ambient.