IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.
Sipas komunikatës së IPK-së, hetuesit ishin njoftuar disa ditë më parë për rastin përmes një ankese të paraqitur në Zyrën Rajonale të IPK-së në Gjilan. Dyshohet se zyrtari policor, derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, kishte kryer veprime të kundërligjshme.
Incidenti raportohet se ka ndodhur më 13 gusht 2026, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku zyrtari policor, jashtë detyrës, kishte qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të rinj.
IPK-ja, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, bëri të ditur ka nisur hetimet ndaj zyrtarit të dyshuar.
Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, zyrtari policor është arrestuar. Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
IPK-ja ka rekomanduar gjithashtu suspendimin e zyrtarit policor.