AA
Ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Speciale në njoftimin e bërë më datë 22 tetor, transmeton Telegrafi.
“Në përputhje me urdhrin e Panelit Gjyqësor të datës 2 shtator 2025, Mbrojtja e zotit Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të përdorur deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të saj përfundimtar, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftim.
Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
Ndryshe, procesi gjyqësor ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së filloi në vitin 2023, tre vite pas arrestimit të tyre dhe transferimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Tashmë, mbi dy vite pas nisjes së procesit, gjyqi ndaj tyre po i afrohet fazës përmbyllëse, pasi muajin e kaluar ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, paraqiti dëshmitarët e parë. /Telegrafi/
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja