AA
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka dërguar një video-mesazh të fuqishëm dhe emocional në mbështetje të kandidaturës së Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit.
Në mesazh, Kuleba shprehu mirënjohje për popullin maqedonas dhe përkrahjen e dhënë ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, duke vlerësuar edhe rolin e Osmanit si ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.
„Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, theksoi Kuleba.
Duke folur për Osmanin personalisht, ai u shpreh:
„Bujar Osmani është miku im që e udhëhoqi diplomacinë tuaj dhe kryesoi OSBE-në. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë.“
Ministri ukrainas e përshkroi Osmanin si njeri të përkushtuar dhe të ndershëm:
„Jam i bindur se do t’ju shërbejë me integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Është njeri që meriton besim, diçka që e kam kuptuar në momentet më të vështira të pushtimit.“
Kuleba theksoi se përvoja dhe rrjeti ndërkombëtar i Osmanit janë burim i paçmuar për zhvillimin lokal dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane. Në fund, ai përcolli përshëndetje për qytetarët e Çairit, duke iu uruar fat dhe stabilitet, me mesazhin se miqësia mes popujve ndërtohet përmes liderëve që kuptojnë përgjegjësinë dhe solidaritetin.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të