AA
Sulmi i armatosur terrorist i serbëve të armatosur në Banjskë nuk është dënuar seriozisht, siç e ka merituar në shtator të vitit 2023. Kështu pohon Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni tha se “ky sulm nuk e ka marrë vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian (BE), liderët e së cilës e kaluan pa ndonjë vërejtje serioze për Serbinë.”
“Sulmi në Banjskë kaloi pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE. Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, tha Plenkoviq.
Sulmi ka ndodhur më 24 shtator 2023, kur forcat e armatosura terroriste serbe, të udhëhequra nga Milan Radoiçiq sulmuan policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa plagosën policin Alban Rashiti. Ka pasur edhe të lënduar dhe të vrarë nga ana e grupit terrorist.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 shtator 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Ata ngarkohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”.
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e
Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim