ISHP: Presim që Prokuroria të shqyrtojë vërejtjet e Entit Shtetëror për Revizion
Pas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, drejtoresha e Instituti i Shëndetit Publik, Marija Andonovska, tha se pret që Prokuroria të reagojë për parregullsitë e gjetura në institucion.
Ajo deklaroi se kur ka marrë detyrën janë konstatuar mungesa të materialeve laboratorike, si dhe raste të keqpërdorimeve në evidencën e punonjësve dhe pagesa të dyshimta.
Sipas saj, janë gjetur edhe punësime pa procedura të rregullta, avancime të padrejta, blerje të panevojshme të pajisjeve dhe menaxhim i dobët i shpenzimeve. Po ashtu, disa hapësira të institutit janë dhënë me qira në mënyrë të parregullt.
Megjithatë, ajo theksoi se një pjesë e stafit ka punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm.
