Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme
Maqedoni

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme

November 12, 2026

AA

Iskra Haxhi Vasileva ka marrë zyrtarisht detyrën e shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në moshën 43-vjeçare, ajo bëhet drejtuesja më e re e këtij institucioni, pasi bëri betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve.

Pas marrjes së detyrës, Haxhi Vasileva deklaroi se e konsideron nder emërimin në këtë funksion, por theksoi se ai njëkohësisht e ngarkon me përgjegjësi të madhe.

Emri i saj është bërë i njohur në opinion kryesisht përmes disa rasteve të bujshme që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë.

Ajo është prokurore në rastin e 350 mijë eurove të gjetura te gjyqtari i Apelit, Gjoko Ristov, si dhe në rastin kundër ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vace Anakiev, i dyshuar për ryshfet. Gjithashtu, udhëheq hetimet ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, ndërsa ka qenë e përfshirë edhe në rastin kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, lidhur me çështjen e marihuanës. Ajo ishte prokurore edhe në fillimet e rastit kundër kardiologut Zhan Mitrev.

Në krye të Prokurorisë, Haxhi Vasileva nuk trashëgon vetëm një funksion drejtues, por edhe një sërë lëndësh të hapura dhe çështjesh të ndjeshme që presin përgjigje institucionale.

Ndër temat që kanë ngjallur debat në javët e fundit është edhe hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut. Kryeprokurori i Shtetit, Nenad Saveski, ka deklaruar shkurt se institucionet po e ndjekin situatën.

E pyetur nga BIRN nëse Prokuroria ka një qëndrim lidhur me këtë çështje, Haxhi Vasileva tha se për momentin nuk mund të përgjigjet pa shqyrtuar paraprakisht materialet përkatëse.

Ajo theksoi se, në rast se paraqiten indicie ose baza më serioze për dyshime, çështja do të ndiqet me vëmendje.

„Nëse kemi gjurmë ose baza më serioze, natyrisht se këto janë tema që ndiqen me kujdes“, deklaroi ajo, duke iu referuar mundësisë së hapjes së lëndëve me iniciativë të Prokurorisë.

Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë për Krim të Organizuar të Serbisë, ajo tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është pjesë e detyrimeve ligjore dhe se me Serbinë ekziston një bashkëpunim i mirë.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë kërkuar hapjen e hetimeve edhe për hyrjen e Alta Bankës në vend, si dhe për destinimin dhe shpenzimin e mjeteve të Lotarisë Shtetërore për organizimin e festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë. Deri më tani, të paktën publikisht, nuk ka informacione për veprime konkrete të Prokurorisë lidhur me këto çështje.

Lëndët e vjetra, sfida e parë për drejtuesen e re

Në tavolinën e saj e presin edhe disa lëndë që prej vitesh nuk kanë marrë epilog.

Një ndër to është rasti „Talir“, në të cilin VMRO-DPMNE akuzohet për pastrim parash, ndërsa procesi gjyqësor zvarritet prej gati tetë vitesh pa një vendim përfundimtar.

Sipas BIRN, gjatë këtij viti të gjitha seancat gjyqësore për këtë rast janë shtyrë ose anuluar. Publikimi vë në pikëpyetje edhe angazhimin e prokurores Engellushe Kadriu, e cila e mori lëndën nga Lençe Ristoska, për t’i dhënë më shumë dinamikë procesit.

Një tjetër sfidë janë dy lëndët e hapura lidhur me pretendimet për përgjim të paligjshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski. Dyshimet për përgjim u bënë publike nga vetë Mickoski, i cili u referua në informacione nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia për Zbulim.

Njëra nga lëndët është hapur në dhjetor të vitit 2024, por deri më tani në asnjërën nuk është nisur hetim dhe nuk ka persona të dyshuar.

Vëmendje të veçantë kërkon edhe rasti i furnizimit me mazut, i cili shkaktoi reagime të shumta politike. Prokurorja Katerina Kolaroviq fillimisht e hodhi poshtë kallëzimin penal, por prokurori i lartë Jovan Cvetanovski e anuloi vendimin dhe e ktheu lëndën në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Çështja mori edhe dimension politik pas deklaratave publike të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Këto janë vetëm disa nga rastet në të cilat drejtuesja e re do të duhet të dëshmojë nëse prioritetet e saj do të mbeten vetëm premtime programore apo do të shndërrohen në rezultate konkrete.

Në programin me të cilin fitoi këtë pozitë, Haxhi Vasileva ka premtuar procedura më efikase dhe më të shpejta, hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, forcim të kapaciteteve institucionale, digjitalizim, si dhe rritje të transparencës dhe besimit të publikut.

Haxhi Vasileva, e cila ushtron detyrën e prokurores që nga viti 2009, në funksionin e ri do të punojë me një ekip prej 11 prokurorësh.(INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të

November 12, 2026
Kosovë

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për

November 12, 2026
Kosovë

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell

November 12, 2026
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5151
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15460
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha

Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator,

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë

Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.