AA
Strugë, 12 korrik 2025 – Lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së hotelit të ri “Ëmbla” në Strugë, një projekt investiv që u përshkrua si vizionar dhe me ndikim pozitiv për zhvillimin lokal të qytetit.
Në fjalën e tij, Mexhiti vlerësoi lart cilësinë arkitekturore dhe funksionale të hotelit, duke theksuar se ky projekt përfaqëson ndërthurjen harmonike të traditës strugane me standardet moderne të mikpritjes.
“Ky nuk është vetëm një hotel, por një koncept i ndërtuar me kujdes, që reflekton dashurinë për qytetin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të tij”, u shpreh Mexhiti.
Ai uroi ideatorin e projektit, z. Mendi Qyra, duke e cilësuar si një qytetar të përkushtuar dhe shembull të angazhimit për komunitetin lokal.
“Është për t’u vlerësuar vizioni i tij për të investuar në Strugë, për të krijuar vende të reja pune dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në qytet”, shtoi Mexhiti.
Sipas tij, Struga ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, kulturor dhe ekonomik, dhe investime të tilla janë dëshmi konkrete se si ky potencial mund të vihet në funksion të zhvillimit lokal.
Në fund, ai uroi që hoteli “Ëmbla” të bëhet një histori suksesi për Strugën dhe për të gjithë vizitorët që do ta vizitojnë. (INA)
Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot sërish ka qenë temë diskutimi në seancën kuvendore. Kryetari i Lëvizjes
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut,
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta. Nga LSM