AA
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ajror ndaj kampit palestinez të refugjatëve Ain al-Hilweh, pranë qytetit bregdetar libanez Sidon.
– Advertisements –
Në deklaratën e saj, ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një qendër stërvitore të Hamasit, raporton times of israel.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se numri i viktimave nga sulmi është 11 të vdekur dhe katër të plagosur.
Ky sulm përbën një rast relativisht të rrallë të një sulmi izraelit ndaj Hamasit në Liban. Në muajin korrik, një komandant i lartë i Hamasit u vra në një sulm në Tripoli, dhe para kësaj, në maj, një tjetër komandant i grupit u vra në Sidon.
Izraeli po kryen sulme sistematike në jug të Libanit, por edhe në zona të tjera, duke pretenduar se po lufton kundër Hezbollahut dhe duke shkelur armëpushimin e arritur vitin e kaluar.
Një punëtor komunal libanez u vra në një sulm tjetër të martën në Libanin jugor. Al-Manar raportoi për një sulm izraelit me dron ndaj një automjeti të tipit Rapid në qytetin jugor Bint Jbeil.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se një person ka humbur jetën në sulmin në Bint Jbeil.
Në vend deri më tani janë regjistruar 43 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 40 janë konfirmuar
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se ka vënë në funksion një aplikacion ueb për celularë, “Qyteti i
Nesër, në vend do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende pritet të kalojnë