AA
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, më 17 shtator.
Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduab mbi 200, vazhdon sot
Çështja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi u bë pjesë e debatit në emisionin “Debat në Shenja”, ku përfaqësuesit e LSDM-së dhe
Në emisionin “Debat në Shenja”, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Zoran Zaev në avancimin e të