AA
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska shpreson se ekziston mundësia për rritjen e vlerës së racionit studentor për shkak të inflacionit, por, siç tha, për vitin e ardhshëm.
“Sinqerisht shpresoj se ekziston mundësi e tillë. Po, duhet të ketë barazim të ushqimit të studentëve me inflacionin, po flasim për vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ata kërkuan zgjerim të kuotës, ne e zgjeruam kuotën. Deri tani, ne i kemi përmbushur kërkesat e tyre për gjithçka që kanë kërkuar dhe i falënderoj, pasi ata e njohin këtë, e promovojnë”, tha Janevska.
Ajo shpreson se masa për rritjen e sasisë së racionit të studentëve të zbatohet vitin e ardhshëm, me atë që, siç thekson, nuk varet vetëm nga ajo.
“Varet nga gjendja e buxhetit. Por se unë do t’i përfaqësoj kërkesat e tyre, kur konsideroj se janë të arsyeshme, atë edhe e thash, do ta mbaj fjalën time dhe do t’i përfaqësoj kërkesat e tyre të arsyeshme për sa kohë që jam ministre”, tha Janevska, e cila sot në Shkup, së bashku me përfaqësues të Universitetit “Goce Delçev” – Shtip e promovoi doracakun për Inteligjencën artificiale në arsim.
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të