Janevska: Në Idrizovë do të shtohen klasa
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas mbikëqyrjes në zgjerimin e klasave të reja në kuadër të shkollës fillore “Aleksandar Makedonski” në komunën e Aerodromit tha se shkolla në Idrizovë nuk është harruar dhe se është përfshirë me planet për zgjerimin e klasave, duke i hedhur poshtë akuzat se bëhet fjalë për çështje politike.
“Ajo shkollë është në grupin e shkollave ku do të zgjerohen klasat. Nuk jam e sigurt nëse kjo do të jetë nga nëntori ose në pranverë, por me siguri e di se edhe aty do të shtohen klasa”, deklaroi Janevska.
Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për çështje politike, siç, sipas saj, paraqitet në publik, dhe shfaqi shpresë se me aktivitetet e planifikuara do të zgjidhet edhe ky problem.
