Janik Siner dhe Iga Sviatek kalojnë në raundin tjetër
Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë në Grand Slamin të “US Open”, duke përcaktuar tenistët më të mirë që avancojnë më tej.
Numri 1 për meshkuj, italiani Janik Siner, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Kristofer O’Konnell (6-1, 6-4, 6-2).
Te femrat, fiton numri 1 në botë, polakja Iga Sviatek. Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-2) Anastasia Pavliçenko. Më tej kualifikohet edhe tenistja daneze Karoline Vozniacki, italiania Jasmine Paolini dhe amerikania Xhesika Pegula.