Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Java e parë e fushatës: AKI kërkon rikthimin e dinjitetit, VLEN të mbrojë pushtetin
Maqedoni

Java e parë e fushatës: AKI kërkon rikthimin e dinjitetit, VLEN të mbrojë pushtetin

October 6, 2025

AA

Flaka Editorial

Java e parë e fushatës zgjedhore ka shpalosur qartë dy rrugë të ndryshme të kampit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nga njëra anë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) e ka ngritur si flamur kauzën e rikthimit të dinjitetit të nëpërkëmbur të shqiptarëve, duke e paraqitur veten si forcë që nuk hyn në pazare politike, por synon të rikthejë respektin dhe barazinë reale në shtet.

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN është fokusuar në një betejë për të mbajtur pushtetin që tashmë e gëzon në nivel qendror me pretendimin për ta shtrirë edhe në nivel lokal, duke u paraqitur si garant i një stabiliteti të brishtë, por duke rënë shpesh në narrativën e justifikimeve për arritjet e mangëta.

Në tubimet e para të AKI-së, retorika ka qenë e fortë dhe direkte: “dinjiteti i humbur nuk blihet me pushtet, por fitohet me sakrifica”. Ky mesazh duket se ka gjetur jehonë sidomos tek votuesit e zhgënjyer nga kompromiset e gjata të politikës shqiptare me partnerët maqedonas. AKI kërkon të shfaqet si alternativë e pastër, që nuk e sheh pushtetin si qëllim, por si mjet për ndryshim të thellë.

VLEN, në të kundërtën, është pozicionuar si “mbajtësi i pushtetit shqiptar” në qeveri. Mesazhet e tyre janë më teknike, duke u fokusuar në projektet e nisura dhe në frikën se dalja nga pushteti do të thotë humbje e vendeve të punës, fondeve dhe ndikimit institucional.

Por ky diskurs shpesh shihet si i mbështetur mbi frikë, më shumë sesa mbi vizion. Në tubimet e para, zyrtarët e VLEN-it janë detyruar të mbrojnë rekordin e tyre, por shpesh përballen me skepticizmin e qytetarëve për punësimet partiake, premtimet e parealizuara dhe varësinë ndaj partnerëve maqedonas.

Pikërisht këtu shihet ndarja më e qartë mes dy koalicioneve shqiptare: AKI e sheh fushatën si betejë për identitet dhe dinjitet kombëtar, ndërsa VLEN si betejë për pushtet dhe administratë. Dy qasje që do të testohen në javët e ardhshme përballë votuesve shqiptarë, të cilët janë më kritikë dhe më të lodhur se kurrë më parë nga premtimet e pambajtura.

Në fund, pyetja kyçe është: a do të votojnë shqiptarët për dinjitet apo për pushtet? Java e parë e fushatës tregoi qartë se kjo është dilema e zgjedhjeve që po vijnë. Gazeta Flaka

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15497
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.