
‘Jemi dy shoqe, të dyja shqiptare’
AA
Më 4 shkurt u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”, në Los Angeles. Ceremonia e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.
Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.
Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.
Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, Bebe tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.
“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë“, tha Bebe gjatë intervistës.
Qoku: Po e realizojmë atë që BDI-ja s’e
Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it përmes njé statusi në rrjetet sociale ka numëruar disa nga projektet e qeverisë në
Avokati i Popullit: Gjysma e burgjeve nuk kanë
Para deputetëve në Kuvend, Avokati i Popullit Naser Ziberi prezantoi raportin vjetor të punës për vitin 2024, për shkallën e
Fetai: Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marr pjesë në hapjen zyrtare të Barça Academy në stadiumin e FC Shkupit. “Sot pata kënaqësinë