Jennifer Lopez fshin nga trupi tatuazhin që ia kishte kushtuar Ben Affleckut
AA
Jennifer Lopez hoqi tatuazhin që i dedikohej dashurisë së saj të madhe – Ben Affleck.
Ajo mbërriti në premierën e filmit “Unstoppable” me një fustan që zbuloi se nuk ka më tatuazh në bark.
Më herët, Jennifer kishte bërë tatuazh në brinjë me shenjën e pafundësisë dhe tatuazhin ia dedikoi Affleck-ut. Mirëpo duke pasur parasysh se pas dy vitesh dashurisë i erdhi fundi dhe më pas divorci, aktorja dhe këngëtarja e njohur i dha fund dashurisë së madhe duke hequr tatuazhin.
Kushdo që ka kaluar në procesin e heqjes së tatuazhit e di se mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, kështu që disa njerëz mendojnë se ky është një kombinim i laserit dhe makijazhit që ka mbuluar bojën që nuk është hequr ende përgjithmonë.
Ben dhe Jenniferu ri-lidhën në vitin 2022 dhe në të njëjtin vit thanë “po”-në fatale. Çifti ishte për herë të parë në një lidhje në fillim të shekullit, kur për shkak të presionit të publikut ata anuluan dasmën dhe u ndanë në vitin 2004.
Mirëpo, lumturia e çiftit të njohur nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të ndaheshin pas dy vitesh. Procesi i divorcit është në vazhdim e sipër, dhe çifti prej kohësh jetojnë të ndarë.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juIsh-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet
Ish-shefi i stafit të Vjosa Osmanit sa kjo e fundit kishte qenë presidente, Blerim Vela, ka ndarë disa të dhëna
Ndahet nga jeta gazetarja dhe humanistja nga Kumanova
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja
Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendit po i rikthehet gjallëria, pas diskutimeve për çështje politike