Juventusi në gjysmëfinale, Milik shënon 3 herë në portën e Frosinones
Skuadra e Juventusit ka arritur një triumf të madh, teksa në “Allianz Stadium”, ka mundur me rezultatin e thellë, 4-0, skuadrën e Frosinones, në përballjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Dy gola në secilën pjesë mjaftuan, që djemtë e teknikut, Masimiliano Allegri të sigurojnë raundin e radhës, teksa fillimisht ishte “bomberi” polak, Arkadiush Milik, që gjeti rrjetën në minutat 11’ e 38’, e më pas të 48’-tën plotësoi tripletën personale, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 4 me 0 mendoi “fantazisti” turk, Kenan Yildiz, i cili çoi sferën në portën kundërshtare, në minutën e 61’-të.
Falë këtij rezultati, “Bardhezinjtë” e Juventusit kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku përballë do të kenë “shqiponjat” e Lacios, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër të këtij kompeticionit do të përballën “Violët” e Fiorentinas dhe “legjionari”, Berat Gjimshiti me Atalanta-n e tij.