AA
Pas raportimeve për rënie të sistemit të Policisë në pikën kufitare të Bllacës me Kosovën, tashmë situata problematike është edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, përcjell INA.
Sipas informacioneve nga terreni, qytetarët që po kthehen nga pushimet kanë shkruar në adresë të INA po përballen me pritje të gjata dhe vonesa të theksuara, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur deri në 3 kilometra. Një qytetar u ankua se tashmë më shumë se dy orë po pret në kolonë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se bëhet fjalë për një defekt teknik që ka prekur të gjithë sistemin kufitar të policisë në territorin e Maqedonisë së Veriut, çka ka detyruar autoritetet të kalojnë në regjistrim manual të hyrje-daljeve.
Për shkak të kësaj ndërprerjeje teknike, hyrja në Maqedoninë e Veriut është pezulluar përkohësisht, duke krijuar pakënaqësi dhe ankesa të shumta nga udhëtarët, të cilët po detyrohen të presin më shumë se dy orë për të kaluar kufirin.(INA)
Në kuadër të aktiviteteve bamirëse dhe angazhimit të saj humanitar, OKH Merhamet ka shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në
151 udhëtarë nga Dubai, të cilët kishin kërkuar evakuim, kanë ateruar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Shkupit. Shumica prej
Pas vdekjes tragjike të Ivana Jovanovskës dhe vajzës së saj gjashtëvjeçare, të cilat humbën jetën pas rënies nga ballkoni, Sektori