AA
Mësohet shkaku i vrasjes në Batincë të Shkupit. Sipas njoftimit të Sektorit të Punëve të Brendshme, mësohet se vrasja erdhi si pasi dorasi paraprakisht kishte marrë refuzim për martesë nga bija e viktimës, transmeton TV21.
“Sipas të denoncuarës, E.M.(20), bijë e A.M:, ata rreth orës 08:30 kanë qenë në Klinikën e Neurologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku Xh.M. është përpjekur ta telefonojë me të, por ajo ka refuzuar, sepse periudhës paraprake Xh.M. e ka kërcënuar sepse nuk ka dashur të martohet me të”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.
Më pas, siç thuhet në njoftim, A.M. dhe Xh.M. me veturë janë drejtuar drejt shtëpisë në fshatin Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga u bllokua nga një veturë, nga e cila ka dalë Xh.M., i cili ka gjuajtur drejt A.M.
Nga Policia e Shkupit thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e
Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje
Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në