Kapen 324 kilogramë marihuanë e fshehur në blloqe letre
Dërgesa prej më shumë se 324 kilogramësh marihuanë ishte e fshehur në balla letre të recikluar, dhe rasti është i lidhur me një rrjet të organizuar që vepronte midis Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Turqisë, njofton Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga ku dhe hapi një hetim kundër një personi, i cili ndërkohë mori një paraburgim 30-ditor.
Sipas Prokurorisë, nga shkurti deri më 14 gusht të këtij viti, ky person, së bashku me tre të dyshuar të tjerë kundër të cilëve po zhvillohen procedura në Greqi, organizuan blerjen, ruajtjen dhe transportin e marihuanës me një peshë neto totale prej 324 kilogramësh dhe 474 gramë, me qëllim shitjen dhe vënien në qarkullim të drogës. Në fund të shkurtit, i dyshuari bleu një kamion, dhe në fillim të marsit, një rimorkio. Më pas ai organizoi transportin e letrës së ricikluar të shtypur nga Maqedonia e Veriut në Turqi, nëpërmjet Bullgarisë.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
“Pasi kreu formalitetet doganore, më 8 mars, ai u largua nga zona kufitare maqedonase, por në vend që të shkonte në Turqi, ai u nis për në Greqi. Atje, ai e la automjetin dhe rimorkion në një parking të mbyllur me qira në Selanik. Në parking, ai u takua me dy nga të dyshuarit që janë të përfshirë në një procedurë në Greqi dhe organizoi transportin e mëtejshëm të marijuanës, e cila do të fshihej në ngarkesën e letrës së ricikluar”.
Sipas hetimit, nga 11 deri më 14 gusht, dy nga të dyshuarit, së bashku me persona të tjerë aktualisht të panjohur, e fshehën marijuanën në vrima të bëra më parë në balot e letrës së ricikluar. Rasti u zbulua më 14 gusht si pjesë e operacionit “Vardaris”, kur policia greke privoi dy të dyshuar nga liria dhe kontrolloi parkingun me qira. Atje u gjet rimorkioja, nga e cila ishin hequr më parë targat.
Në katër paleta në pjesën e pasme të rimorkios dhe në katër paleta të tjera përpara saj, u gjetën 324 kilogramë dhe 474 gramë marijuanë.
Prokurori publik maqedonas vlerësoi se i dyshuari mund të arratiset nëse mbrohet nga liria, të ndikojë te bashkëpunëtorët dhe dëshmitarët ose të përsërisë krimin. Prandaj, një kërkesë për paraburgim iu paraqit gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Gjyqtari e pranoi kërkesën dhe urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Anida Murati /SHENJA/
