AA
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar dy nxënësit që u sulmuan mbrëmjen e kaluar në qytet, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin me familjet e tyre.
“Bashkë me familjet e tyre ndamë shqetësimin dhe dhimbjen për këtë akt të papranueshëm. Nuk do t’i normalizojmë kurrë raste të tilla. Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë”, theksoi Kasami.
Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe shtoi se ka garantuar para familjarëve se do të bëjë gjithçka që organet kompetente të veprojnë pa vonesë.
“Dhunuesit duhet të përballen me drejtësinë menjëherë,” u shpreh kryetari i Tetovës.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit