AA
KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, apo siç e quajnë ‘Vijë Kufitare Administrative’.
Në njoftimin për media thuhet se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.
“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së(Vija kufitare administrative). Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në postimin e KFOR-it në Facebook paraqiten pamje nga vendosja e këtyre shenja paralajmëruese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në një
Arben Taravari konsideron se kryeministri Hristijan Mickoski ka humbur një moment të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë pas