Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kjo qeveri me këtë format dhe pa badenter, nuk mund të zbaton regjistrim të popullsisë!
Maqedoni

Kjo qeveri me këtë format dhe pa badenter, nuk mund të zbaton regjistrim të popullsisë!

June 28, 2025

AA


Qeveria aktuale e cila nuk posedon as badenter në Kuvend, nuk ka kredibilitet etnik dhe demokratik për të zbatuar regjistrim të popullsisë, ashtu siç paralajmëroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili deklaroi se Maqedonia është teknikisht e gatshme për të kryer regjistrim digjital të popullsisë në vitin 2026, shkruan Flaka.

Në një intervistë për televizionin Sitel, Andonovski theksoi se procesi është tashmë pjesë e programit të Qeverisë, ndërsa aktivitetet përgatitore janë në zhvillim e sipër.

“Qëllimi është të rikthehet besimi i qytetarëve në sistem. Nëse i përgatisim të gjitha kushtet, regjistrimi digjital mund të mbahet në vitin 2026,” – tha ministri.

Sipas tij, një grup pune ndërinstitucional është formuar që nga prilli i këtij viti për të përcaktuar parakushtet teknike dhe ligjore që duhen plotësuar për realizimin e këtij procesi. Pika kyçe do të jetë pastrimi dhe harmonizimi i bazave të të dhënave nga institucionet shtetërore.

“Saktësia e të dhënave është themel i çdo regjistrimi. Vetëm me pastrimin e bazave ekzistuese mund të kemi një pasqyrë reale të popullsisë,” – shtoi Andonovski.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur regjistrimi i vitit 2021 është vënë nën kritika të forta publike dhe politike, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli jokushtetuese ndarjen e popullsisë në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”.

Rregjistrimi digjital i popullsisë në vitin 2026, në vend të datës së rregullt në vitin 2031, do të ishte një rrezik i madh për shtrembimin e numrit real të popullatës, duke parë prirjen e partisë maqedonase në pushtet ndaj shqiptarëve.


Në një komunikatë për mediat, BDI ka reaguar në lidhje me siç thonë, fushtën e koordinuar për diskreditimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, transmeton TV21. Nga BDI theksojnë se regjistrimi i popullsisë është proces ligjor dhe transparent, duke shtuar se është monitoruar nga faktori vendor dhe ndërkombëtar.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ndjek me shqetësim të thellë fushatën e koordinuar për diskreditimin e procesit të fundit të regjistrimit të popullsisë, një proces ligjor, transparent dhe tërësisht i monitoruar nga faktori vendor dhe ndërkombëtar.

Kjo fushatë nuk është e rastësishme. Ajo është pjesë e një skenari më të gjerë për të rishkruar të gjitha arritjet e dekadës së fundit, për të bërë një regjistrim të ri sipas agjendave të reja politike, dhe për të rikthyer pabarazinë sistematike. E gjithë kjo është përpjekje e rrezikshme për të minuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit, për të kontestuar barazinë e fituar me shumë mund dhe për të prishur marrëdhëniet ndëretnike në vend.

BDI dënon fuqishëm këtë përpjekje dhe njofton se çdo aktor politik, institucional apo propagandistik që synon të minojë rendin kushtetues, Marrëveshjen e Paqes, barazinë etnike dhe bashkëjetesën, do të mbajë përgjegjësi politike, ligjore dhe morale.

Nuk do të lejojmë që dekada përpjekjesh dhe sakrificash të nëpërkëmben për interesa ditore politike. Paqe, barazi dhe bashkëjetesë janë vija të kuqe për të cilat BDI do të qëndrojë gjithmonë në ballë të mbrojtjes”.

Lexo rreth lajmit: Andonovski: Regjistrim digjital të popullsisë në vitin 2026

Ç’duhet regjistrimi digjital i popullsisë në vitin 2026, në vend të datës së rregullt në vitin 2031?

BDI: Mickoski e nisi me bojkot të regjistrimit, Mexhiti e vazhdon me diskreditimin e rezultateve


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.