
Klivlendi rikthehet te fitorja, Oklahoma e sigurt në fushën e Filadelfisë
Skuadra e Klivlendit rikthehen te fitorja në kampionat, duke mundur Indianën me rezultat 127-117. Donovan Mitchell me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Kavaliersat, mbështetur edhe nga Garland me 24 pikë.
Fiton edhe Atlanta, 122-117 ndaj Feniksit, sfidë ku Tre Jang realizoi 43 pikë. ndërsa 35 pikët e Bukerit për miqtë mbetën për statistikë. Fitore të madhe korri jashtë fushe Bruklini, që mundi 131-114 Portland, ku protagonist ishte Xhonson me 24 pikë.
Në Perëndim, në krye të renditjes qëndron Oklahoma, që fitoi 118-102 në fushën e Filadelfia-s. Shai me 32 pikë e Uiliams me 24 bënë diferencën në fushë. Nuk zhgënjen Miluoki, që falë një “triple double” të Antetokoumpo (33 pikë, 11 kërcime dhe 13 asiste) mundi 130-115 Sakramento-n.
NBA-Rezultatet
Indiana – Klivlend, 117-127
Filadelfia – Oklahoma, 102-118
Atlanta – Feniks 122-117
Çikago – Nju Orlins, 113-119
Milluoki – Sakramento, 130-115
Dallas – Denver, 99-118
Portland – Bruklin, 114-132