Klubet nga Serbia refuzojnë të luajnë me ekipin nga Kosova?!
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “ West Balkan Football Children`s Cup”.
Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve ka marë pjesë edhe Kosova. Shkolla e Futbollit “Zidane” me trajnerin Muhamet Dragusha, ka përfaqësuar Prishtinën, me grup moshat U9 dhe U11. Të dy këto gjenerata arritën të lënë gjurmë të pashlyeshme si pjesë e këtij turneu.
Angazhim i të vegjëlve në fushën e blertë, duke mposhtur shumë ekipe pjesëmarrëse, kulmoi me ngritjen e trofeve. Kjo nuk është vetëm një fitore në rezultatin e ndeshjes, por një triumf që tregon forcën dhe vendosmërinë e ekipit. Të tillë u treguan edhe me klubet e futbollit nga Serbia.
Mirëpo klubet si Crvena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballen me djemtë e “Zidane”. Frika nga mposhtja e djemve nga Prishtina dhe nacionalizmi i këtij shteti, ilustron më së mirë ndikimin e politikës serbe edhe në sport.
Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoj me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi./Botasot/