AA
Naser Pajaziti
Zgjedhjet e tetorit janë më shumë se një garë për pushtet.
Ato janë një test i madh i besueshmërisë politike, një provim i cilësisë së lidershipit dhe një moment kyç për sistemin demokratik në tërësi. Në këtë udhëkryq, nuk vendoset vetëm se kush do të qeverisë për katër vitet e ardhshme, por edhe se kush ka ende legjitimitet për të folur në emër të qytetarëve.
Prej vitesh, politika ka hyrë në një cikël të konsumuar premtimesh, ku pritshmëritë e qytetarëve dhe veprimet e pushtetit nuk kanë përputhje. Qytetari është bërë më i vëmendshëm, më kritik dhe më pak i gatshëm të pranojë retorikën boshe. Në këtë kontekst, këto zgjedhje nuk do të matin vetëm numra, por do të tregojnë peshën e vërtetë të secilit.
Kolltukët do të lëkunden jo nga intrigat e zakonshme të prapaskenës, por nga fuqia e gjykimit qytetar.
Dhe çdo karrierë politike e ndërtuar mbi kalkulime afatshkurtra, mbi kompromis pa vizion, mbi heshtje dhe konformizëm, rrezikon të marrë fund.
Të gjitha kategoritë e politikanëve pa përjashtime më 19 tetor do të përballen me gjykimin e qytetarëve – dhe gjykimi nuk fal!
*postim në facebook
Në Aeroportin e Shkupit, dogana ka zbuluar 68 mijë dollarë australianë të padeklaruar te dy shtetas të Maqedonisë. Ata kishin
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë
Deputeti Mile Cekov e ka braktisur zyrtarisht partinë ZNAM, ku me këtë veprim, kjo i bie që ai nuk do