Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kolonat e gjata në pikat kufitare Evzoni dhe Bogorodicë
Maqedoni

Kolonat e gjata në pikat kufitare Evzoni dhe Bogorodicë

June 28, 2026

AA

Mijëra udhëtarë po përballen me pritje që zgjasin disa orë, për shkak që fillimi i sezonit veror turistik dhe fundjava kanë shkaktuar sërish kolona të gjata në pikat kufitare Evzoni dhe Bogorodicë. Në pikën kufitare Evzoni, që në orët e para të mëngjesit, janë krijuar kolona të gjata automjetesh për hyrje në Greqi. Ku numri i madh i turistëve që janë nisur drejt bregdetit grek ka tejkaluar kapacitetet e pikës kufitare, duke bërë që automjetet pothuajse ta mbushin të gjithë hapësirën mes dy kufijve.

Ndërkohë, që nga pasditja e djeshme, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku janë krijuar kolona kilometërshe për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Sipas dëshmive të udhëtarëve të publikuara në rrjetet sociale, pritja për kontrollin e pasaportave zgjat deri në katër orë. Në kolona ka vetura, autobusë, autokampe  dhe motoçikleta, ndërsa qarkullimi zhvillohet me ritëm të ngadalësuar.

Nga ana tjetër, në drejtimin e kundërt, për dalje nga Maqedonia e Veriut dhe hyrje në Greqi, aktualisht nuk ka pritje të mëdha, pasi fluksi i mëngjesit është zvogëluar gradualisht.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të ndjekin rregullisht gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse kanë mundësi, të përdorin pika alternative ose ta planifikojnë udhëtimin jashtë orareve me fluksin më të madh. Por, si rekomandim shtesë, nga autoritetet këshillohet udhëtimi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku sipas tyre, pavarësisht pritjeve të mundshme, temperaturat e larta të ditës janë dukshëm më të ulëta.

Sipas vlerësimeve nga terreni, trafiku i shtuar dhe kolonat e gjata në kufirin jugor pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, për shkak të kthimit të turistëve dhe rritjes së numrit të udhëtarëve që kalojnë transit.

Ndërkohë, një fluks më i shtuar ka nisur të vërehet edhe në pikat kufitare të Tabanocit dhe atë të Bllacës, për shkak të nisjes së ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për pushimet verore.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.