Mucunski: Integrimi gradual të mos bëhet “dhomë pritjeje” për në BE
Iniciativat për integrim gradual në Bashkimin Evropian mund të jenë një mjet i rëndësishëm vetëm nëse ato përfaqësojnë një urë drejt anëtarësimit të plotë, dhe jo një dhomë pritjeje të përhershme, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Forumin e Dubrovnikut.
Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme
“Në qoftë se modeli i ri i integrimit gradual paraqet urë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm, atëherë do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Por, duhet të kemi kujdes të mos bëhet vegël e cila krijon dhomë pritjeje të përhershme pa derë drejt anëtarësimit të plotë”.
Lidhur me marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë, ministri ka vlerësuar se me qeverinë e re legjitime në Sofje ekziston mundësi për bisedë për çështjet e hapura, por edhe për ardhmërinë e përbashkët evropiane.
Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme
“Qëllimi ynë nuk ëstë vetëm t’i fillojmë negociatat inkuadruese dhe pas disa muajve sërish të gjendemi në të njëjtën situatë. Qëllimi ynë është t’i fillojmë dhe me sukses t’i përfundojmë në bazë të legjislacionit evropian, kritereve të Kopenhagës dhe Madridit”.
Lidhur me çështjet me identitetin maqedonas, ministri ka porositur se nuk ekziston “popull maqedonas verior”, gjuhë “maqedonase veriore” ose identitet “maqedonas verior”, por vetëm popull i Maqedonisë. Ndërkohë, ai theksoi se vendi vazhdon të realizojë rezultate në zbatimin e reformave dhe mbetet tërësisht e harmonizuar me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, me ç’rast, siç ka potencuar, kontribuon edhe më gjerë nga harmonizimi formal.
Ministri Mucunski u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nga Evropa Juglindore për mbështetje edhe më aktive të integrimit evropian të rajonit, duke vlerësuar se nevojitet përpjekje e përbashkët për shfrytëzim të mundësisë aktuale historike.
Emine Ismaili /SHENJA/