AA
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV ka qenë 19.96%, që është për 0.16% më e ulët krahasuar me raundin e parë, kur deri në këtë orë kishin votuar 20.12% e qytetarëve., ka raportuar Tv Shenja.
Nga komunat shqiptare, më e larta ka qenë në Bërvenicë me 29.73%, ndjekur nga Kërçova me 29.37% dhe Dollneni me 20.81%. Ndërkaq, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Dibër me 15.32% dhe Bogovinë me 16.02%.
Në disa komuna është vërejtur rritje e lehtë e pjesëmarrjes, si në Tetovë dhe Strugë, ndërsa në të tjera, si Kërçovë dhe Bërvenicë, dalja ka qenë dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare.
Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja e përgjithshme ka mbetur pothuajse e njëjtë, duke treguar një interes të qëndrueshëm të votuesve për procesin zgjedhor.
Kanë kaluar gjashtë javë dhe ende nuk është publikuar asnjë dokument, raport apo analizë e plotë lidhur me cilësinë e
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po vazhdon investimet në sektorin e shëndetësisë, me fokus në përmirësimin e kushteve në institucionet
VLEN ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-funksionarit të BDI-së, Artan Grubi, duke ngritur një sërë