Konfiskohen bizhuteri ari në Bogorodicë, dy të dyshuar për kontrabandë
Në pikën kufitare të Bogorodicës, oficerët doganorë kanë sekuestruar bizhuteri ari me vlerë rreth 1.1 milion denarë, pasi ndaluan dy shtetas të Kosovës të dyshuar për kontrabandë.
Sipas autoriteteve doganore, të dy personat kishin blerë katër zinxhirë ari me peshë totale rreth 190 gramë në Turqi dhe më pas i kishin fshehur duke i veshur nën rroba me qëllim kalimin e tyre ilegalisht në kufi.
Rasti është dorëzuar për hetim dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Publike në Gjevgjeli.
Nga Doganat e Maqedonisë bëjnë të ditur se ky është rasti i 11-të i sekuestrimit të arit këtë vit, me rreth dy kilogramë bizhuteri të konfiskuara gjithsej në raste të ndryshme në pikat kufitare të vendit.