Konseisao në teste mjekësore në Torino, gati firma me “Zonjën e Vjetër”
Francisko Konseisao ka mbërritur në qendrën klinike “J Medical” për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Juventusin .Talenti portugez është në prag të bashkimit me Juventusin në një marrëveshje fillestare huazimi nga Porto.
Gjigantët e Serisë A do të paguajnë 7 milionë euro, plus shtesat e mundshme 2 milionë euro në fund të sezonit.
Nuk ka asnjë mundësi për ta bërë marrëveshjen përfundimtare, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy klubet po konsiderojnë hartimin e një marrëveshjeje private që do t’i jepte gjigantëve të Serie A një përparësi në nënshkrimin e 21-vjeçarit për 30 milionë euro sezonin e ardhshëm.
Juventus konfirmoi nënshkrimin e një tjetër anësori, Niko Gonzalez, nga Fiorentina, të dielën në mbrëmje dhe mbetet në bisedime për Xhadon Sanço dhe Teun Koopmeiners.