AA
Më 09/10.07.2025 nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, u krye kontroll në një objekt ushqimor – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga fshati Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetas të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt ushqimor – klub nate në fshatin Zubovcë, rajoni i Gostivarit, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetas shqiptarë, të moshës 33 dhe 36 vjeç. Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ata u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme.
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup njofton se pas analizave të rregullta javor për ujin e pijshëm, ai është i