AA
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën.
“Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë evropiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar viktimat dhe për të ndarë dhimbjen me familjarët e tyre.
“Të mbrojmë gjithmonë të drejtat që atyre iu mohuan, është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tyre,” theksoi zyrtarja e lartë e BE-së.
Masakra e Srebrenicës, e njohur gjerësisht si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sot për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në