Kosova kërkon zyrtarisht ftesë për “Eurovision 2025”
AA
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i ka dërguar kërkesë zyrtare Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e ardhshëm të “Eurovision 2025”.
Në letrën dërguar EBU-së, drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj thekson se kërkesa për të marrë një ftesë nga Bordi ekzekutiv i Eurovizionit është model i aplikuar tashmë nga EBU në rastin Australisë.
“Me respekt, kërkojmë që të merrni në konsiderim dërgimin e një ftese RTK-së që të marr pjesë në garën e ardhshme të Eurosong. Pjesëmarrja jonë nuk do të ishte vetëm shpërfaqje e talentëve të Kosovës por gjithashtu do të fuqizonte frymën gjithëpërfshirëse dhe shkëmbimin kulturor që përfaqëson Eurovizioni”, thuhet në letrën e drejtorit Ahmetxhekaj.
Aleanca e Selës: Mickoski po synon zhbërjen e
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë
VLEN: 9 Maji shënon kapitull të ri për
Koalicioni VLEN ka paralajmëruar se 9 maji do të shënojë një moment të rëndësishëm për skenën politike shqiptare në Maqedonia