“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj në Dibër
AA
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë një rikthim emocionues në vendin e saj të origjinës, Dibrën e Maqedonisë, pas 12 vitesh.
Në një postim të fundit në Instagram, Rexha ndau disa fotografi nga kjo vizitë dhe ndau ndjenjat e saj të thella për lidhjet familjare dhe rrënjët e saj.
Në përshkrimin e postimit, Rexha shkroi: “Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.
Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.”
Në një koment përbri këtij postimi, Rexha shprehu ndjenjat e saj për rajonin duke thënë: “Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua janë të gjitha Shqipëria ime”.
Ky koment ka shkaktuar një valë reagimesh, veçanërisht në mediat serbe, të cilët kanë qenë të zëshëm me lajme dhe tituj të ndryshëm për këngëtaren shqiptare.
Kjo vizitë dhe deklarata e saj kanë ndikuar shumë në opinionin publik, duke nxjerrë në pah lidhjet e forta të Rexhës me trashëgiminë dhe identitetin e saj kulturor.
Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende
Tre minatorë kanë arritur të dalin nga miniera e Trepçës në Stantërg, ndërsa 60 të tjerë vazhdojnë të mbeten të
LAJMI I FUNDIT: Dalin gjithë minatorët e ngujuar
63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit
Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas
Një shtetas i Austrisë është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi gjatë kontrollit të kamperit të tij policia ka gjetur