KOSOVA PA PRESIDENT: Kuvendi dështon, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke e futur Kosovën në një krizë të re institucionale. Afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit ka përfunduar pa rezultat, duke e bërë të pashmangshme shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.
Pavarësisht përpjekjeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta shtyrë seancën me arsyetimin e sigurimit të pjesëmarrjes së plotë të deputetëve, mungesa e konsensusit politik e bllokoi procesin deri në fund.
Në mesnatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese vulosi përfundimisht dështimin, duke e aktivizuar automatikisht mekanizmin për shpërndarjen e Kuvendit.
Kjo shënon fundin e kësaj legjislature, ndërsa Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, pritet të nisë menjëherë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.