“Kosova po pret”, Prizreni, Dragashi e Suhareka mobilizohen për marshin në Prishtinë
Në Prizren po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet nesër në Prishtinë, me moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Korrespondenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu, raportoi se autobusët me qytetarë do të nisen nga disa pika të qytetit, duke përfshirë lagjen Bajram Curri, stacionin e autobusëve dhe qendrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 10:45.
Edhe nga Dragashi, Zaplluzha dhe Suhareka janë organizuar nisje të qytetarëve drejt Prishtinës.
Në Prizren gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime dhe aktivitete të ndryshme për mobilizimin e qytetarëve. Pjesëmarrje në marsh pritet të ketë edhe nga organizatat e veteranëve dhe përfaqësues të partive politike.